Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Besart Logu ka qenë i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi Kuvendin e mbajtur ditën e sotme nga partia Demokratike.

Logu tha se ky kuvend ishte nul dhe nuk mund të prodhonte asnjë vendim juridik duke shtuar se një prej arsyeve ishte sepse Komisionit të Rithemelimit, i kishte përfunduar mandati që në datën 11 prill.

Ndërsa më tej, Logu kritikoi edhe Topallin, Imamin dhe Murrizin për të cilët tha se nuk mbajtën asnjë përgjegësi për humbjet gjatë 8 viteve opozitë dhe gjithashtu i kushtuan PD-së një mandat deputeti.

“Ky kuvend është nul, nuk mundtë prodhojë pasoja juridike për dy arsye. E para, konflikti mes dy palëve që tashmë janë krijuar në PD ndodhet ende në gjykatë, nuk ka një vendim të formës së prerë. E dyta pse ky kuvend është nul sepse vetë Komisionit të Rithemelimit, i ka mbaruar mandati që në datën 11 prill. Që do të thotë në Kuvendin e 11 dhjetorit ku u krijua ky organ në statutin që ata ndryshuan, në nenin 64 parashikohet ngritja e këtij organi dhe afatin e tij, jo më shumë se 4 muaj.

Do duhej që më parë, Kuvendi të mblidhej për të zgjatur mandatin e Komisionit të Rithemelimit vendim që u mor sot por duhet të ishte marrë më parë. Pra këtu bëhet fjalë për karrige, ikni ju të vijmë ne. Pamë që në këtë kuvend morën pjesë Imami dhe Topalli. Unë i dëgjova të dy fjalimet, flisnin për periudhën e tyre në opozitë dhe qeverisjen e PD por nuk folën dhe nuktreguan se ku ishin këta në këto tetë vite në opozitë? Po këta a kanë përgjegjësi për humbjen e PD? Në sallë kaqenë edhe Murrizi. Potë mbledhim votat e partive të krijuara nga Murrizi dhe Topalli në total janë rreth 11 mijë vota, një mandat. Pra janë vota të djathta që i kanë ikur PD-së”– u shpreh Logu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re