Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se Kuvendi ka shkatërruar totalisht parlamentarizmin, teksa deklaroi se “rilindasit votojnë edhe për kohën e shkuar”.

Vasili shprehet se Komisioni i Shëndetësisë votoi sot, më 5 mars, Programin e punes 26 shkurt-5 mars.

“Komisioni me nje kurajo te çmendur voton per kohen qe ka ikur. Nga 19 dite te programit 9 dite kane ikur, kane mbaruar qe prej 26 shkurt e deri sot ne 5 mars. Megjithate rilindasit votojne vetem 10 dite reale, por i shesin si 19 dite”, thekson ai.

Postimi i plotë:

Çmënden karagjozet e rilindjes ne Kuvend, votojne edhe kohen e ikur!

Ne dukje e pabesueshme, por e vertete, rilindasit votojne edhe kohen e ikur.

Komisioni i Shendetesise votoi sot ne 5 mars Programin e punes 26 shkurt-5 mars.

Komisioni me nje kurajo te çmendur voton per kohen qe ka ikur. Nga 19 dite te programit 9 dite kane ikur, kane mbaruar qe prej 26 shkurt e deri sot ne 5 mars.

Megjithate rilindasit votojne vetem 10 dite reale, por i shesin si 19 dite.

Ky Kuvend ka shkaterruar totalisht parlamentarizmin dhe ka kthyer parlamentin ne nje kope rilindasish te marre fund, te budallepsur e te poshteruar, qe votojne cdo hajdutllek dhe gomarllek, qe u sjell Rama dhe qeveria.

Lindita Nikolla po shkaterron parlamentin vetem e vetem qe te kenaqë Ramen dhe per te permbushur çdo deshire te tij.

Nikolla nuk do te harrohet asnje here si drejtuesja qe gatoi nje pleh parlamentar dhe gjalloi turperisht mbi të.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re