Kapsllëku është një çështje e shpeshtë shëndetësore që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë moshën, ushqyerjen jo të duhur, mungesën e aktivitetit fizik, marrjen e pamjaftueshme të ujit, mungesën e fibrave dhe të ngjashme.
Për më tepër, kapsllëku mund të ndodhë si pasojë e ndonjë gjendje tjetër shëndetësore dhe në këtë rast duhet të konsultoheni me urgjencë me mjekun tuaj.
Statistikat kanë treguar se një në dhjetë individë vuan nga lëvizja e parregullt e zorrëve dhe ilaçi i mëposhtëm natyral mund të jetë një zgjidhje efektive për këtë problem.
Përbërësit:
1 dardhë e madhe
100 ml qumësht të bajameve
50 gr jogurt me pak yndyrë
50 gr tërshërë
Gjysmë luge gjelle mjaltë
1 lugë gjelle gjalpë të bajameve
Gjysmë luge gjelle xhenxhefil në rende
Pak kanellë
Si ta përgatisni këtë recetë?
Lajeni dardhën mirë, largoni farat dhe prejeni në katrorë. Vendosni të gjithë përbërësit  në mikser, pos kanellës.
Përzieni të gjitha mirë derisa të bëhet një masë homogjene dhe servojeni me pak kanellë sipër.
The post Ky lëng ndihmon me kapsllëkun appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re