Skip to content

“Ky maskarai, ka marrë rrugën e keqe” Ky është autori që vrau 8 vjeçarin, çfarë thonë fqinjët

Screenshot 62 3

Heshtja ka pllakosur në fshatin Greçalli të Fierit, atje ku një 38 vjeçar ka rrëmbyer, vrarë e më pas groposur në oborrin e shtëpisë së tij, një fëmijë 8 vjeçar.

Screenshot 61 1
Autori i krimit te rende

Policia e arrestoi autorin, i cili pas marrjes në pyetje e pranoi krimin makabër. 38 vjeçari quhet Klodian Çalamani dhe sipas fqinjëve prej kohësh kishte marrë rrugën e keqe. Ende nuk dihet motivi që ka shtyre 38 vjeçarin t’i marrë jetën një fëmije të mitur, të cilin dyshohet se e ka vrarë duke e qëlluar me një lopatë.

Screenshot 50 3

Fqinjët ndërkohë janë pyetur nga media.

“Tani e mora vesh…”-thotë një banor i fshatit.

Screenshot 54 2

“Ky maskarai që ka bërë këtë, është rritur pa nënë e baba, ky ka marrë rrugën e keqe”-tregoi një prej tjetër burrë.

Një tjetër banor shprehu keqardhjen për 8 vjeçarin e ndjerë.

Screenshot 55 3

“Na ka ardhur keq si për fëmijën tonë. Ishte djalë flori i urtë.”

Një tjetër fqinj që banonte jo shumë larg banesës së autorit, tregoi se Klodiani jetonte në kushte të vështira.

Screenshot 59 1

“Mua nuk më ka bezdisur. Për të folur fliste si njeri taman. Unë shtëpinë pak më andej e kam. Komunikonte me njerëzit mirë. Nuk më ka thirrur ndonjëherë në banesë. Me njerëzit ishte taman, por pinte alkool, pinte.

Për të punuar, punonte ku të gjente. Prindërit i janë ndarë. Kishte një shtëpi si kasolle. Në kushte të këqija. Nuk ishte si shtëpi taman. Ishte si godinë e vogël. Ai lëvizte në lagje me biçikletë.”

Ndërkohë një tjetër i ri, foli për median duke thënë se ai ishte ‘pijanec’, një “njeri shumë i keq”.

Screenshot 60 1

Ndërkohë rezulton se Çalamani ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2006, ai së bashku me mikun e tij kanë rrëmbyer një vajzë adoleshente, në atë kohë vetëm 16 vjeçe. Këtë të fundit e pëlqente miku i Çalamanit, i cili ndihmoi shokun për të rrëmbyer të miturën.