Një nga protestuesit ka hequr orën ‘Rolex’ nga dora dhe e ka shkelur me këmbë, si një formë për t’i treguar kryeministrit Rama se nuk kanë kushtuar aq sa ai pretendon e se shqiptarët sot mbahen me paratë e emigrantëve.

Ai tha se pak para se të vinte në protestë kishte komunikuar në telefon me vajzën e tij të ndodhur jashtë vendit dhe i kishte premtuar që do I shkonte deri në fund kësaj revolte.

Protestuesi: Jetën e kam kaluar të zezë, po këto ditë janë akoma më të zeza. O hajdutë keni futur duart në xhepat tanë.

Ky rreh nënën e vet, rast unik në botë. Ne vijmë nga qytete të ndryshme por kemi një gjak, shqiptar.
Fola me vajzën time se e kam në Greqi e më tha o bab vazhdo, i thashë deri në pikën e fundit. Edhe me vdek tani mos u tërhiqni, ju jeni bodyguardat e mi. Kemi një plehrë për kryeministër.

Na thotë keni Rolex-a e X5, ja ky shoku im e ka të rremë, ja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re