Edhe këtë vit në listën e kandidatëve të dërguar nga akademia e shkencave të Shqipërisë mes katër emrave të dërguar për çmimin Nobel në Letërsi është dhe shkrimtari tashmë i njohur ndërkombëtarisht Ismail Kadare. Kandidatura e gjeniut të letrave është rikonfirmuar, si zëri unik dhe origjinal i letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Ndonëse prej vitesh shkrimtari pret për të fituar çmimin më prestigjioz që shpërndan Akademia Suedeze, sipas akademikut Shaban Sinani ky nobel duhet të jetë i Kadaresë.
SHABAN SINANI
AKADEMIK
Janë të vjetëmjaftueshme vlerat e letërsisë së tij, e cila sot është një letërsi europiane dhe botërore. Sot ekziston një shkencë që quhet Kadareologji. Kanë dalë dhe diskutime që këtë nobel do ta marrë Kadare i gjuhës shqipe apo në gjuhl të tjera. Kjo është bindja se Kadare do të jetë fitues i Nobelin, por nga ana tjetër në qoftë se Nobeli po respekton edhe kriteret gjeopolitike edhe Kadare e ka këtë favor.
Nobeli edhe pse shpesh wshtw shoqëruar me debate dhe polemika, njihet si një nga vlerësimet më të larta që një personalitet mund të marrë.
PERSIDA ASLLANI
STUDIUESE, PEDAGOGE
Le të themi që në letrat shqipe nuk ka ende në rradhën e shkrimtarëve të vet laureime të tilla. Dhe sigurisht marrja e një çmimi të tillë hedh dritë mbi shkrimtarin por do të hedhi dritë në radhë të parë mbi gjuhën në të cilën është ngritur kjo vepër e lidhur ngushtësisht me një kulturë dhe një identitet kombëtar.
Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi pritet të shpallet mesditen e 6 tetorit.