Kushërira e Leo Roçit, fati i të cilit mbetet mister prej datës 21 Maj ku humbi kontaktet me familjen në kufirin serbo-kroat teksa po udhëtonte drejt Britanisë, ka ngritur dyshimet e saj mbi çiftin serb që gjetën telefonin e 34-vjeçarit dhe dokumentet e tij.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, kushërira e 34-vjeçarit u shpreh se gruaja e shtetasit serb e ka kontaktuar në WhatsApp dhe i ka thënë që “ky person nuk është gjallë”, referuar Leo Roçit.

“I kam thënë nëse e ke kushëririn tim, nëse kërkon lekë më thuaj, sa kërkon do ti jap. Më thotë që nuk dua të të tregoj çfarë ka ndodhur dhe se nuk ka dobi që të flasim. Për çfarë arsye? Më tha ssepse ky person nuk është gjallë”, u shpreh ajo, duke shtuar se gruaja serbe ka qëndruar atë ditë gjatë gjithë kohës online, ndërsa në darkë i kishte bërë bllok motrës së 34-vjeçarit.

Kushërira e Leos shtoi se ditën tjetër kanë kontaktuar se kanë komunikuar me bashkëshortin e saj që fillimisht iu prezantua si doganier, por rezultoi të ishte çoban.

Ndërsa ngriti pikëpyetje se si çifti serb kanë arritur të hapin telefonin e kushëririt të saj, duke shtuar se ishte me pasword.

“Nuk e pranon që gruaja e tij ka thënë që është i vdekur, ndryshoi version, nga doganier doli në çoban. Si e hapi telefonin sepse kishte password. Unë ia ndërrova password e rrjeteve sociale që të gjeja vendnndodhjene Leos dhe ai ia ndryshoi”, tha ajo.

Rrëfimi i kushërirës së Leos: “Kam kontaktuar me ambasadën shqiptare në Serbi dhe Kroaci. Ambasada në Kroaci më kanë thënë që nuk ndodhej atje, ndërsa ajo e Serbisë më ka kërkuar foto e të dhënat. Në datën 27 më merr në WhatsApp një grua e cila fillimisht vazhdon të vëjë pyetje dhe thotë çfarë do ky  person në Serbi, më pas më thotë që nuk është gjallë. E pyes a mund të marr në telefon, më thotë është e padobishme sepse ky person nuk është gjallë. Se ku bazohej ajo. Ka qëndruar online në WhatsApp e Leos, nuk ka dhënë emër e asnjë informacion. I kam thënë nëse e ke kushëririn tim, nëse kërkon lekë më thuaj, sa kërkon do ti jap. Më thotë që nuk dua të të tregoj çfarë ka ndodhur dhe se nuk ka dobi që të flasim. për çfarë arsye. sepse ky person nuk është gjallë.

Në darkë ka bllokuar motrën e Leos dhe persona të tjerë. Të nesërmen hap telefonin bashkëshorti i saj dhe më thotë ka kontaktuar gruaja ime, nuk e ka ditur çfarë ka ndodhur. Më thotë fillimisht jam doganier dhe më pas më thotë jam roje, ka folur me vëllain e Leos me kamera kam dokumente, patentë dhe hajde merri në komisariat në Serbi.

Ai tha që thjesht i kam gjetur, më pas doli që ishte çoban. Tha gruaja ime i ka gjetur anësh rrugës në asfalt. Nuk e pranon që gruaja e tij ka thënë që është i vdekur, ndryshoi version, nga doganier doli në çoban. Si e hapi telefonin sepse kishte password. Unë ia ndërrova passëord e rrjeteve sociale që ta gjeja dhe ai ia ndryshoi.

Halla ime dhe vëllai i Leos kanë shkuar në Serbi e kam kontaktuar me policinë.

Fillimisht policia serbe nuk pranon që është bërë denoncimi, më thonë që kanë dokumentet, pasaportën, që ka pasur pak para rreth 60 mijë lekë, dokumente dhe më thotë thuaji familjarëve të tij që të firmosin. I thashë që jo, dua që të bëj denoncim. Fillimisht nuk pranoi të bëjë denoncim. I pyeta a i kanë marrë në pyetje personat që gjetën dokumentet, më thanë që jo sepse është thjesht një çoban.

Më pas më kanë telefonuar që denoncimi është bërë, si është bërë kur ka halla ime e djali i saj nuk kanë firmosur. Nuk pranuan të më tregonin dokumentin.

Kam folur me ambasadën tonë, më ka kërkuar edhe foton e personit që i ka gjetur dokumentet”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re