“Plani për Ballkanin i BE-së ka tre shtylla e parë është infrastruktura, ku flitet për rrugë porte dhe aeroporte, shtylla e dytë është energjia dhe shtylla e tretë është dixhitalizimi. Këtu ne jemi shumë të përqëndruar dhe ky plan do të jetë një nga instrumentat e mandatit të tretë dhe të Shqipërisë 2030. Kemi ngritur një ekip të posaçëm dhe po ndërtojmë një rrjet konsulence të huaj që të ecim përpara me projektin.

Unë besoj që do të shkoj në Bruksel më 1 mars dhe aty do të diskutoj me komisonierin të cilin e ka lançuar këtë plan. Është një plan shumë sfidues pasi kërkon kapacitete të mëdha projektimi dhe kërkon ndërveprim me vendet e tjera, pasi synon ndërlidhjen në infrastrukturë, energji dhe dixhitalizim në rajon”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re