Banorët e zonës “5 maj” vazhdojnë rezistencën kundër aksionit të IKMT për prishjen e banesave të tyre së kuadër të një vendimi që banorëve u është bërë me dije vetëm ditën e fundit. Tashmë prej ditësh, banorët protetojnë për kundër këtij aksioni pasi sipas tyre shtëpitë e tyre janë të legalizuara dhe me dokumenta të rregullta dhe kërkonin që t’u jepej të paktën një dëmshpërblim me vlerën e tregut.
Në zonë është paraqitur edhe policia, por banorët nuk janë sprapsur dhe kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë që ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata madje kërkuan që forcat e IKMT të largoheshin nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishin besim tek ta.
Banorët: Ky popull nuk largohet pa i hipur fadroma sipër.
Të bëhet vlerësimi I pronave me cmim tregu jo me cmim reference. U bënë gjithë këto herë që kam dërguar ankesa nëpër insititucione, kam takuar dhe kryetarin për këto.
Kush është urgjenca e IKMT që vjen dhe na nxjerr sot me dhunë pa asnjë marrëveshje? Asnjë nga këta banorë nuk ka një marrëveshje përfundimtare me IKMT. Bashkia thotë do të marr pronën dhe do të jap një të drejtë për të pasur një shtëpi të cilën nuk mund ta shisni as ta jepni me qera.
Ne kërkojmë largimin e IKMT dhe do të heqim bllokimin e rrugës sepse IKMT është e pabesë, na prish shtëpinë sa të largohemi ne. Ne kemi bërë kallëzim edhe në SPAK për prishje të padrejtë të banesave.
…
/faxweb
