Skip to content

“Ky projektligj, do kthehet ligj më 20 korrik”/ Berisha e konsideroi absurd vendimin për kontratën 5 vjeçare për mjekët, Balla: Shyqyr që ka shpëtuar mjekësia nga këto soj doktorësh






Kreu i grupit socialist, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me kushtin e qeverisë për kontratën 5 vjeçare për studentët e mjekësisë në këmbim të diplomave, ku ky i fundit e konsideron si akt të absurd.

Balla tha se vendi duhet të sigurojë mjekë për t’i garantuar qytetarëve mjekësi, ku ironizoi deklaratën e Berishës “Zotëria thotë që do dal në protestë, ne themi jo na duhen mjekë për Shqipërinë.  Edhe pse ndonjëri e ka tradhtuar me kohë, shyqyr që ka shpëtuar mjekësia nga këto soj doktorësh. Ne do ta bëjmë, ky projektligj do kthehet në ligj në 20 korrik”.

“Mjeku i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim dhe që nuk i shkon mbrapa më askush. Ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të behni disa veta.

Ky ligj që u vendos nga Kuvendi është diferenca e madhe mes nesh dhe jush, ne themi që na duhet koeficienti i vendeve për të garantuar 3.5 mjekë për 1 mijë banorë, jemi ende larg, pasi në rajon është 2.6. Gënjeu siç e kanë zakon, nuk e bëjmë dot një gjë të tillë, nuk e arrijmë dot që të kemi 146 mijë euro në vit, ne kemi financat tona. Interesi ynë është shëndeti i çdo qytetari, na duhet ti garantojmë çdo banori shëndet publik dhe kujdes, ndaj duhet mjeku dhe infermieri. Zotëria thotë që do dal në protestë, ne themi jo na duhen mjekë për Shqipërinë.  Edhe pse ndonjëri e ka tradhtuar me kohë, shyqyr që ka shpëtuar mjekësia nga këto soj doktorësh. Ne do ta bëjmë, ky projektligj do kthehet në ligj në 20 korrik”, tha Balla.

“”