Një qen endacak në Tripoli, Liban, është bërë hero pasi shpëtoi një foshnjë të braktisur të hedhur në plehra jashtë një ndërtese të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 26 korrik, kur një kalimtar ka dëgjuar një klithmë nga një qese e zezë plehrash që qeni endacak mbante në gojë.

Ai ka reaguar me shpejtësi, ndaj fëmija është dërguar me urgjencë në spital.

Fëmija dukej se ishte rreth katër muajsh, megjithëse disa raporte sugjeruan se mund të kishte lindur vetëm disa orë para se të braktisej.

Fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale tregojnë mavijosje të rënda në fytyrën dhe trupin e fëmijës.

Fëmija raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.

Në rrjetet sociale, shumë përdorues e komentuan këtë situatë tronditëse.

Një përdorues ndau mendimin e tij se qeni endacak tregoi mirësi dhe inteligjencë, madje më shumë se disa njerëz.

Të tjerë gjithashtu theksuan dhembshurinë e kafshëve në krahasim me njerëzit dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të adoptuar fëmijën e braktisur. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re