Një qytet spanjoll është bërë i pari në vend që u ndalon myslimanëve përdorimin e hapesirave publike për të celebruar festat fetare të Bajramit vetëm disa javë pasi një zonë aty pranë u trondit nga trazirat kundër emigrantëve.
Ndalimi i diskutueshëm u miratua në Jumilla, një qytet në rajonin e Murcias me një popullësi prej rreth 27,000 banorësh – afërsisht 7.5 përqind e të cilëve vijnë kryesisht nga vende myslimane.
Mocioni u propozua nga Partia Popullore konservatore (PP) e Spanjës dhe u mbështet nga partia e djathtë ekstreme Vox.
Ky propozim ndalon përdorimin e hapesirave publike, siç janë sallat sportive dhe qendrat qytetare, për “aktivitete fetare, kulturore ose sociale të huaja për identitetin tonë”, përveç nëse organizohen zyrtarisht nga këshilli vendor.
Kjo vjen më pak se një muaj pasi disa persona u plagosën gjatë trazirave anti-emigrante në Torre Pacheco, vetëm 70 milje nga Jumilla, kur një pensionist u rrah nga tre marokenë.
