Cervical Cancer Vaccine

Qeveria japoneze është shprehur e gatshme të paguajë me nga 44.2 milionë jen familjarët që do të humbasin të afërm nga vaksina kundër Covid-19.

Shifra prej 44.2 milionë jen është e barabartë me rreth 295.350 paund. Gjithashtu familjet do të marrin një pagesë prej 33.700 paund çdo vit nëse një i afërm vuan nga një paaftësi afatgjate nga vaksina.

Lajmi u konfirmua nga Ministri Japonez i Shëndetësisë, Norihisa Tamura i cili bëri me dije politikën e kompensimit për Komitetin e Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Megjithëse vendi ka qenë nga të parët që nisi fushatën e vaksinimit, shumë qytetarë nuk kanë pranuar të vaksinohen.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re