Portugalia ka hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme që nga sot, ndërsa policia është futur në rajonet më të goditura nga pandemia e COVID-19.

Që nga sot dhe për një periudhë prej të paktën dy javësh, rreth shtatë milion njerëz – rreth 70 përqind e popullsisë së përgjithshme të vendit – duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre gjatë ditëve të javës midis 11 dhe 5 pasdite.

Në fundjavë ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas orës 13:00.

Qeveria ka paralajmëruar se gjendja e jashtëzakonshme, e cila i jep asaj kompetenca të veçanta, mund të zgjatet dhe masat mund të shtrëngohen për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Numri i njerëzve të infektuar me virus dhe pranimet në spital në Portugali është rritur ndjeshëm javët e fundit. Vendi ka regjistruar 2,896 vdekje të lidhura me virusin, raporton Associated Press.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko