Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe disa vende të tjera janë përfshirë ne një valë te dytë te pandemise se koronavirusit.

Në kohën kur shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria atje ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine. Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.

Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane. Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.






Previous articleA rrezikon Shqipëria të mbyllet ne nentor? Brataj jep përgjigjen që nuk do ju pëlqejë aspak

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re