Skip to content

“Ky shtet po na rrënon”, gra, burra e të moshuar marshojnë në Durrës për 8 Mars (VIDEO)

Në ditën e gruas, gratë durrsake u bashkuan me pankarta në duar për të marshuar për të drejtat dhe problemet e tyre.

Ky marshim i organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas synonte ngritjen e zërit kundrejt pakënaqësive, mungesës së gjithpërfshirjes në institucionet shtetërore dhe të tjera problematika që duket se i mundojnë gratë e qytetit të Durrësit, por jo vetëm.

Ajo që vihej re, krahas prezencës së grave më të reja në moshë, ishte dhe prania e moshës së tretë dhe e djemve.

Të gjithë sëbashku, me pankarta me shkrime në duar, ecën nga sheshi “Liria” drejt Torrës dhe synonin zgjimin e zërit të ndërgjegjjes së të gjitha grave.

“Arsye ka shumë, por duam t’i hapim sytë grave të tjera, nga ky shtet që po na rrënon.”

Edhe pse nisi si një protestë me temë qëndrore dhe të vetme gruan, duket se pakënaqësia shkonte përtej kësaj, pasi nuk munguan as thirrjet “Rama ik”.

Një tjetër grua u shpreh se arsyeja se pse ata ishin mbledhur ishte madhore për vetë simbolikën që kjo ditë mbart.

“Arsyeja është madhore. Sot nuk është dita e nënës, sot është dita edhe e bebes, edhe e vajzës.”

Në dallim nga vitet e tjera, ky ishte i disati aktivitet që u mbajt brenda ditës së 8 marsit, me synim gjithëpërfshirjen e gruas në shoqërinë shqiptare.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb