Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Pathënat” në Fax Neës për të folur lidhur me punonjësit psiko-socialë në shkollat e vendit tonë.

Boçi u shpreh se ky lloj sistemi arsimor nuk u garantonte një dorë të lirë punonjësve psiko-sociale pasi këta të fundit nuk kishin mundësi të trajtonin dhe gjurmonin raste konkrete por vetëm prisnin kur të bëheshin denoncimet nga ana e prindërve të tyre apo mësuesve.

Ndër të tjera, deputeti u shpreh edhe lidhur me propozimin e bërë nga LSI lidhur me krijimin e një regjistri kombëtar për abuzuesit seksualë duke thënë se e mbështeste një nismë të tillë me qëllim që të rriteshin edhe penalitetet për persona që guxojnë të kryejnë akte të tilla.

Roli i punonjësit psikosocioal në arsim

Luçiano Boçi: Sistemi është krejtësisht pasiv dhe nuk funskionon pasi një punonjës social mbulon një numër të lartë nxënësish por edhe fakti që nuk janë aktivë për të përcaktuar raste vetëm presin raportimin e rasteve. Është shumë e rëndësishme përcaktimi I një kalendari të saktë dhe këto të shihen të transmetuara si një shqetësim të nxënësit. Ky shërbim psikologjik ka një rol krejt pasiv dhe jashtë atmosferës së rasteve dhunuese të cilët në të shumtën nuk referohen sepse I mbajnë të mbyllura me qëllim që fëmijët të mos bullizohen.

A ka parashikuar buxheti shtimin e punonjësve të tillë?

Është thënë vetëm një fjali: Do rrisim numrin e punonjësve dhe psikologëve në shkolla por nuk ka asgjë që të përcaktojë hapa konkretë në mënyrë që të rritet roli I tyre.

Çfarë qëndrimi keni për propozimin nga LSI lidhur me krijimin e një regjistri për abuzuesit sekusualë?

E përshëndet, unë do ta mbështes këtë nismë, por nuk jam vetëm për këtë nismë ligjore, jam pro rritjes së penaliteteve kundrejt personave të caktuar që punojnë në administratë apo kudo. Sistemi arsimor ka nevojë për t’u përmbysur i tëri sepse mbështetet në një edukim të llogaritur dhe është ulëritëse që ky sistem të reformohet nga e para. Pa e bërë këtë, fëmijët tanë do largohen nga Shqipëria, sepse ky është investimi themelor që duhet bërë për edukimin e brezave pasardhës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re