Skip to content

La bashkinë për t’u bërë deputet, kush është kandidati i PS-së që mbeti duarthatë

Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj ishte i treti në listën e PS-së në Dibër, pasi iu kërkua nga kreu i PS-së Edi Rama që të linte bashkinë dhe të kandidonte në zonë rreziku.

Mirëpo taktika e Kryeministrit nuk rezultoi e mirë për ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, i cili nuk ia doli të zgjidhej deputet dhe tashmë nuk është më as Kryetar Bashkie.

Ndryshe nga Dritan Leli në Vlorë që e refuzoi kërkesën e kreut të partisë, Dionis Imeraj pranoi duke lënë bashkinë për të ndihmuar partinë.

Nga rezultatet e numërimit për partitë, Dibrën e fitoi PD duke marrë 3 deputetë, ndërsa PS vetëm 2, që janë Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara, e cila siguroi edhe një rekord në vete votash personale 9367.

Dionis Imeraj, që ishte i treti në listë mbeti jashtë. Mundësia e fundit ishte që ish-kryetari i bashkisë të merrte 10 mijë vota, por nuk ia arriti duke marrë vetëm 5154, ç’ka do të thotë se nuk e theu herësin duke i humbur të dyja, bashkinë dhe parlamentin.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb