Tifozët spanjollë dhe jo vetëm janë më të lumtur se kurrë pas lajmit që morën se pas vetëm 2 javësh, mund të rinisë La Liga, një prej kampionateve më të bukura në botë.

Qeveria spanjolle ka miratuar vendimin që të luhet futboll nga 8 qershori.

“Me miratimin e Këshillit të Lartë të Sporteve, është dhënë drita jeshile që liga profesioniste e futbollit të nisë përsëri, nga 8 qershori.

Muzetë, kinematë, koncertet dhe teatrot gradualisht do rikthehen siç ishin”, njoftojnë mediat spanjolle.

Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Tifozët vendas, pro edhe ata anembanë botës janë të paduruar që të shikojnë idhujt e tyre në fushë,ndërkohë që La Liga është një nga kampionatet më të ndjekura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re