La punën si financiere për t’ju përkushtuar njëherë e mire pasionit të saj për fitnesin.

E në pak vite arriti majat duke u shpallur kampione shqipërie në bikini fitness dhe kampione botë në bikini fitness mbi 35 vjec. Eranda Shuapi, sot në krye të kompasisë së suplementeve ushqimore made in Albania.

“Nuk jam nga ato raste që e kam filluar palestrën në moshë të vogël, s’jam e fiksuar. Unë 30 vjeç kam shkuar për herë të parë në palestër’’, thotë Eranda.

Ajo është nënë e një djali 17 vjecar, me të cilin ngjan më shumë si motër e vëlla.

Eranda, ndryshe nga shumica e vajzave që I drejtohen palstrës për t’u dobësuar, në fillimet e saj ka shkuar vetëm për tonifikim.

‘’Unë peshoja 44 kg, isha shumë e dobët, por kisha nevojë për tonifiikim. 2-3 herë në javë nga një orë janë të mjaftueshme.’’, shprehet Eranda.

Kohët kalonin dhe ambicia e Erandës për t’u perfeksionuar sa vinte e shtohej. Ajo lë punën si financiere për t’ju përkushtuar garave dhe hapjes së biznesit të saj të suplementeve.

Si një ndër ekspertet me të mira shqiptare në fushën e suplementeve ushqimore, Eranda ka disa këshilla për skeptikët e përdorimit të tyre.

‘Suplementet ushqimore janë mbështetëse të ushqimit, nuk janë aspak të dëmshme, për më tepër të ndihmojnë të kesh rezultatet e dëshiruara’’, thotë Eranda.

Eranda gjithnjë ka dashur që  të gjitha njihuritë e saj ti ndaje më ndjekësit e saj duke I udhëzuar e duke I motivuar drejt një jete më të shëndetshme, permes blogjeve dhe rrejeve sociale.

Nga garat e bodybuilding duket sikur eranda ka hequr dore, por tundimi për ndonjë rikthim të mundshëm i bluan në kokë./Romina Braho 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re