Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni rrezikon të shpërbëhet, raporton prestigjoizja italiane La Republica.

Në nëntor të vitit të kaluar Rama dhe Meloni nënshkruan një marrëveshje e cila parashikon që emigrantët që shpëtohen ne detin Mesdhe të strehohen në Shëngjin përmes procedurave të përshpejtuara kufitare.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas medias italiane skenari që marrëveshgja për emigrantët të shpërbëhët pritet që të ndodhë, nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Gjykata e Lartë në Itali u thirr për të shqyrtuar ankesat e Prokurorisë së Shtetit të emër të Ministrisë së Brendshme, kundër urdhrave, me të cilat Gjykata e Katanias nuk ka vërtetuar ndalimin e disa emigrantëve tunizianë në qendrën Pozallo gjatë vjeshtës së kaluar. Gjykata vendosi që të pezullojë gjykimet për procedurat në vazhdim dhe t’i drejtohet Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i ka thënë “jo” procedurës së përshpejtuar kufitare.

Protokolli mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Italisë parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, për emigrantët që do të kapen në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në qendra paraburgimi në qendrat shqiptare.

Pra, efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai për një shtyrje të përkohshme e papërcaktuar e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Marrëveshja e cila u firmos në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Gorgia Meloni parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Gjadër të Lezhës për emigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme, që synojnë Italinë përmes detit Mesdhe. Në këtë qendër do të strehohen maksimumi 3 mijë emigrantë të cilët do të qëndrojnë në Shqipëri në pritje të procedurave për azil.

Marrëveshja u shoqërua me reagimin e fortë të opozitës e cila e goditi në Gjykatën Kushtetuese. Sipas deputetëve demokratë të drejtuar nga Sali Berisha e Gazment Bardhi kjo marrëveshje bie ndesh me kushtetutën, sepse shkel të drejtat e njeriut, pasi ligji themeltar i shtetit parashikon që çdo individ në territorin e vendi tonë gëzon të njëjtat të drejta si qytetarët shqiptarë.

Deputetët demokratë i kërkun kushtetueses që para se të jepte vendimin final të kërkonte një opinion nga gjykata evropiane e të drejtave të njeriut .Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë shënon rastin e parë që një vend jo anëtar i BE-së bie dakord të pranojë emigrantë në emër të një vendi anëtar. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re