Gazetari rus me banim në Kiev, Arkady Babchenko u vra në pragun e shtëpisë duke u qëlluar me tre plumba.

Si njihej si një kritik i ashpër i Kremlinit dhe për këtë arsye ishte zhvendosur në Kiev, duke thënë se i rrezikohej jeta po të jetonte në Rusi.

“Gruaja e tij ishte në banjë kur dëgjoi të shtëna. Kur ajo doli pa burrin të përgjakur”, tha zëdhënësi i policisë Yaroslav Trakalo, duke shtuar se Babchenko vdiq në ambulancë rrugës për në spital.

“Arkadi Babchenko u vra nga tre të shtëna me armë sapo futej shtëpi”, shkroi në Facebook një koleg i tij gazetar, Osman Pashayev.

Babçenko, i cili shkruante për mediat opozitare, ishte një nga korrespondentët më të njohur të luftës të Rusisë.

41-vjeçar, ai shërbeu në ushtrinë ruse gjatë luftës së parë në Çeçeni gjatë viteve 1990 dhe më vonë u bë gazetar, duke punuar si korrespondent ushtarak për disa media ruse.

Babchenko ka kritikuar ashpër politikat e Putinit gjatë viteve të fundit. Ai u largua nga Rusia në shkurt të vitit 2017, duke thënë se po merrte kërcënime dhe shqetësohej se mund të burgosej.

Ai u zhvendos për herë të parë në Pragë, e më pas kaloi në Kiev, ku punoi për stacionin televiziv tatar të Krimesë, ATR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re