Joana Kaimi është vajza nga Tirana që po korr sukses në Amerikë si violiniste. Tingujt e instrumentit e saj kanë ngritur audiencën kudo. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Joana tregoi të gjithë rrugëtimin e saj, nga karriera në Shqipëri, synimi për t’u bashkuar me bashkëshortin në SHBA dhe deri te suksesi që ka arritur ditët e sotme në një vend të huaj, ku iu desh t’ja niste nga zero.

Unë e kam pasur gjithmonë ëndërr të studioj jashtë vendit, por nuk mu krijua asnjëherë mundësia për ta bërë një shkollë jashtë dhe ëndrra ime e madhe ka qenë Amerika. Gjithmonë e kam dashur jetën në Amerikë dhe duke qenë se e kam dashur, universi ma solli mundësinë. Unë besoj te energjia, te ajo që ëndrra jote thërret. Mendoj që ajo të vjen. E kam dashur gjithmonë të sfidoja veten time. Dmth atë që arrita në Shqipëri, besoj ishte një cikël që unë e mbylla dhe doja të sfidoja veten time në diçka më të vështirë, se kuptohet që të vish një emigrant në Amerikë dhe të lësh gjithçka, ta fillosh nga zero, nga e para nuk është e lehtë.

Bashkëshorti im vendosi që të vij në Amerikë përpara meje dhe ne ndejtëm në një distancë dy vite larg njëri-tjetrit, sa dokumentat e mia u bën gati dhe unë erdha.

Duhet ta provosh të përballesh një herë me këtë jetën e emigrimit, që të vish me këmbë në tokë. Pastaj jeta këtu më ka mësuar shumë gjëra, edhe njerëzit, instrumentistët, muzikantët në Neë York përveç se janë shumë të mirë nga jeta profesionale, më kanë ndihmuar dhe më kanë suportuar shumë, deri aty sa më kanë thënë që nuk ke nevojë të bësh shkollë, se je muzikante shumë e mirë dhe e ke bërë shkollën. Ty nuk të duhet, mjafton që ke lidhje me muzikantët dhe ne do të gjejmë ty mundësira dhe ishte më e thjeshtë seç e mendoja”, rrëfeu ndër të tjera ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re