Detaje të tjera janë zbardhur nga arrestimi i 42 vjeçarit D.K i cili ishte shpallur në kërkim nga policia në Tepelenë. Shtetasi D.K akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Sipas detajeve personi i cili dyshohet te jete si përdhunuesi ishte kryeinfermier në njesine Buzë. 32 vjecarja me aftesi te kufizuara , nuk flet dhe as nuk dëgjon. Dyshohet se përpara nje viti shtetasi D.K e ka lënë shtazene. Fëmija pasi ka lindur është lënë në jetimore. Në ate kohe është arrestuar një person i cili ka bere rreth nje vit burg por me pas ka marr pafajesine, sot eshte ndaluar 42 vjecari.

Pas kryerjes së analizave të ADN, rezultoi që 42 vjeçari ishte në fakt babai i fëmijës së shtetases me aftësi të kufizuara.

Njoftimi i Plotë nga policia për arrestimin e 42 vjeçarit:

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re