Për shukmëkënd, si dhe për vetë spanjollët, “La Tomatina” është një event normal, por që në fakt, në thelb është loja me ushqimin. Domatja, edhe pse s’është bukë, në thelb është ushqim me të cilin ushqehen njerëzit, ndër më të konsumuarit.

Por që në Spanjë ka një tabiat, siç është dhe loja me dema, për t’u këllirë me domate.

Rreth 20 mijë persona morën pjesë në hedhjen e domateve me rastin e festivalit të 75-të “La Tomatina” në qytetin Bunol në rajonin e Valencias, në lindje të Spanjës.

Gjatë xhirimeve në festival, pjesëmarrësit konsumuan rreth 130 tonë domate, të sjella nga shtatë kamionë.

Të rinj nga e gjithë bota morën pjesë në festivalin tradicional, i cili sot kontribuon ndjeshëm në turizmin spanjoll.

Rrugët e qytetit të vogël ishin krejtësisht të kuqe pas betejës dhe vizitorët shfrytëzuan rastin për të fotografuar pas betejës.

Në fund mbetet pyetja: ç’fiton njeriu apo njerëzimi nga e gjitha kjo?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re