BBC shkruan se Ghani thotë se ai mori vendimin e vështirë për t’u larguar nga vendi ndërsa talebanët përparonin për të shmangur gjakderdhjen në kryeqytetin prej gjashtë milionë banorësh.

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Të dashur bashkatdhetarë! Sot kam bërë një zgjedhje të vështirë; të ngrihem në këmbë, të përballem me talibanët e armatosur që donin të hynin në pallatin presidencial, ose të dilja nga atdheu për të cilin sakrifikova jetën për njëzet vitet e kaluara. Po të kisha qëndruar, shumë bashkatdhetarë do të martirizoheshin dhe qyteti Kabul do të shkatërrohej dhe rezultati do të ishte një katastrofë e madhe njerëzore në këtë qytet gjashtë milionë banorësh. Talebanët kanë planifikuar gjithçka. Për të shmangur përmbytjen e gjakderdhjes, vendosa më së miri të dal.

Talebanët fituan nën gjykimin e shpatës dhe armës dhe tani ata janë përgjegjës për mbrojtjen e dinjitetit, pasurisë dhe vetëvlerësimit të bashkatdhetarëve. Por ata nuk e kanë fituar legjitimitetin e zemrave. Asnjëherë në histori nuk i jepet legjitimitet askujt që ushtron forcë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re