Deputeti Labinot Tahiri ka vendosur të mos shkojë tek berberi në shenjë proteste që Kosova nuk po merr liberalizimin e vizave. Ditën e sotme ai ka publikuar një video në profilin e tij dhe ka krahasuar veten me Ibrahim Rugovën e Ismail Qemalin.

“Ju që po iu del punë me mjekrën time, majeni leshin tuaj e kujdesuni për veten tuaj, për mu s’ka problem. Ni Ibrahim Rugovë e ka majt shallin tanë jetën po kurrë nuk e ka pa pavarësinë e Kosovës, që ne po e shijojmë.

“Po iu njoftoj me mjekrën time. Do po më thojnë ndreqe anej-knej. Tybe ne pas ndreq as Ismail Qemali e as Isa Boletini se tybe s’kanë pas zhileta”, është shprehur Labinot Tahiri.

Burimi: Gazeta Express

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re