Policia e Korçës në kuadër të një operacioni të zhvilluar së fundmi në qytete ka bërë të mundur zbulimin e një laboratori të falsifikimit të dokumenteve dhe stampave.

Nga ky operacion mësohet paraprakisht se janë arrestuar 3 persona, ndërkohë që priten edhe arrestime të tjera. Në kuadër të operacionit “The counterfeiters” u ndaluan shtetasit Thanas Sholla, Besnik Dine, Artur Rakip.

Njëri nga tre të arrestuarit prej vitesh ishte në përgjim, pasi dyshohej se kryente një veprimtari të tillë të jashtëligjshme.

Burime konfidenciale thonë se në laboratorin që ndodhej në banesën e njërit prej të arrestuarve janë sekuestruar dokumente të falsifikuara përfshirë këtu pasaporta dhe karta identiteti , shqiptare dhe të vendeve të BE.

Laboratori mësohet se ndodhej në qendër të qytetit të Korçës, ndërsa janë kryer kontrolle banesash dhe mjetesh që dispononin të arrestuarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re