Apeli i GJKKO ka vendosur që të rikthejë për gjykim Astrit Avdylin.

Apeli për të akuzuarin Jasin Avdyli (Kala), shtoi dënimin nga 7 vite në 12 vite burg, ndërsa vendosi që Fatos Llaftiu nga liria të rikthehet për gjykim në shkallë të parë.

Ndërkohë që Denis Llaftiu nga i pafajshëm i ndryshohet vendimi në 10 vite burg.

Ndryshimin e vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

 

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit J.K.(alias A.) me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

 

– Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri J.K.(alias A.), pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

 

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit D.Ll. me 10 (dhjetë) vjet burgim.

 

– Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri D.Ll. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre)vjet burgim.

 

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

 

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Xh.Sh., me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

 

3. Prishjen e vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit A.B.(alias A., S.) dhe F.Ll. dhe kthimin e akteve për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

 

4. Mospranimin e ankimit të ankuesve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.

 

5. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel iu ngarkohen solidarisht të pandehurve J.K.(alias A.), D.Ll., I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re