Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, nuk i shpëton dot çështjes së laboratorit të Xibrakës “as me letra bakalli dhe as me propagandën e ditës”.

Gazment Bardhi, jashtë ambienteve të SPAK ku u mor në pyetje si person në dijeni të çështjes, deklaroi se Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë hetim të thelluar ndaj Olsi Ramës, i cili sipas tij, ka bërë “dy herë kallëzim të rremë”, referuar padive të ngritura ngaj tij.

Gazment Bardhi: “Kam zero interes se çfarë bën Olsi Rama apo çfarë nxitet nga i vëllai për efekt propagande. Nëse lexoni kallëzimin e Olsi Ramës nga njëra anë më akuzon mua për kallëzim të rremë dhe nga ana tjetër i thotë merreni dhe pyetini ku i ka gjetur dokumentet që ka publikuar, duke konfirmuar vërtetësinë e atyre dokumenteve.

Ka kryer dy herë kallëzim të rremë. Kallëzimi ndaj tij duhet të jetë i thelluar kësaj çështje për laboratorin e Xibrakës, kësaj çështje nuk i ikën dot, as me letra Bakalli as me propagandë dite, as duke bërë viktimën.

Si kryetar i Grupit të PD marr me dhjetëra kërkësa, denoncime, shqetësime.

Prokurori që po heton këtë çështje është Alfred Shehu, të cilin e keni denoncuar dhe do të jeni dëshmi para tij, do kërkoni ta ndryshoni prokurorin?

Gazment Bardhi: Përveç ligjit edhe Zotit nuk i bindem askujt tjetër. Këtë çështje e kam trajtuar në rrugë institucionale.

Nuk kam bërë politikë me këtë çështje. SPAK zbatojë ligjin dhe të hetojë atë që u la pa hetuar nga dy prokurorët e tjetër të kësaj çështjen njëri prej të cilëve vetëm disa muaj pasi vendosi pezullimin e procedimit mori votën e Edi Ramës dhe deputetëve të tij për të shkuar Prokuror i Përgjithshëm. Kam kërkuar të hetohet edhe roli i dy prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen e Xibrakës.

Është e pafalshme që një pjesë e grupit kriminal, ndoshta kokat e grupit kriminal, kanë Mbetur të paidentifikuar nga ana e Prokurorisë.

Do të duhet të kishte një hetim serioz, por dy prokurorët zgjodhën të merrnin mbështetjen nga Edi Rama për ecurinë e tyre në karrierë, në vend që të kryenin detyre në përputhje me ligjin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re