Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar akuzat e kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili denonuar publikisht lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të trafikut të kokainës në Xibrakë.
Meta, në një konferencë për mediat, u shpreh se në krye të perandorisë së drogës qëndron Edi Rama duke theksuar se “nuk ka habi për të afërmit e tij”.
“Opozita ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në protestë, duhet të jetë e qartë në organizmin e saj në kushtet e një regjimi kriminal. Investimin e saj e bën për të krijuar diversion brenda opozitës, për të marrë përmes materialeve shtrënguese bashkëpunëtore brenda radhëve të opozitës dhe për t’i përdorur kundër opozitës, për t’i zgjatur agoninë këtij regjimi që fundin e tij e ka pashmangshëm dhe të shpejtë.
Dihet që në krye të perandorisë së drogës është Edi Rama, ndaj nuk ka habi për të afërmit e tij dhe për askënd tjetër në këtë përfshirje që është denoncuar prej kohësh nga opozita”, tha Meta.



