Janë zbuluar detaje të reja për laboratorin e drogës në Has. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi për News24 dhe Balkanweb se porositësi i lëndën narkotike të laboratorit të Hasit, ishte grupi i Avdylajve, apo të njohur ndryshe si të fortët e Shijakut. Nga të dhënat e para, dyshohet se Lul Berisha ka marrë përsipër trafikun e drogës. Sasia e drogës, e cila do të bëhej gati në laboratorin e Hasit kishte si destinacion final tregun e Gjermanisë.

Dyshohet se Lul Berisha, i liruar nga burgu vetëm një vit më parë, kishte marrë përsipër të garantonte transportin e lëndës narkotike. Sipas burimeve ndërsa grupet kriminale po bënin gati për transport sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar nga policia në laborator ka mbërritur dokumentet nga autoritetet e huaja.

Në këto kushte prokuroria ka kërkuar masat e arrestit për personat e arrestuar, ndërsa për Lul Berishën është kërkuar vetëm kontrolli në banesë, pasi kishte dyshime se lënda narkotike do të gjehej në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit të policisë në banesë familjarë të Lul Berishën ngritën prentendimet se nga ana e efektivëve nuk u paraqit asnjë dokument urdhër kontrolli i lëshuar nga prokuroria.

Në trafik ishin të përfshirë edhe dy biznesmen nga Turqia, të cilët siguronin lëndën narkotike në Afganistan dhe më pas arrinin ta fusnin në Shqipëri. Gjithnjë sipas dyshimeve, droga do të transferoj për në Gjermani nga porti i Durrësit, permes garancive te dhena nga Lul Berisha.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re