Laboratori për falsifikimin e dokumenteve/ Gjykata e Lezhës merr vendim për 4 personat e ndaluar

gjykata-e-lezhes.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar këtë të enjte, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

 

Është lënë në burg Pertef Musabelli, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga janë lënë në “detyrim paraqitje”.

 

Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.

 

Musabelliu, Haxhiraj, Refugjati dhe Moriga u arrestuan këtë të enjte, pas një operacioni policor që u zhvillua në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Këta persona kishin ngritur laboratorë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Këto laboratorë shërbenin për falsifikimin dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaja, përkatësisht bullgare dhe spanjolle kundrejt shumë nga 500-300 mijë euro.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë