Në spitalin e Laçit gjendja është ende alarmante pasi pacienteve iu është kërkuar të largohen për arsye sigurie. Por Dava Kuka refuzon ta nxjerrë nënën e saj të paralizuar pasi nuk ka ku ta çojë. Dava thotë se nëna e paralizuar nuk mund të jetojë në hotel. Pallatit 108 të lagjes 4 në Laç ku ajo jetonte nuk i është vendosur shirit për të mos u futur brenda e për këtë ajo i kërkon bashkisë të veprojë ose t’u lejojë rikthimin në banesë.

 

Në pallatin 108 në lagjen 4 të Laçit jeton edhe 80 vjeçari Bajram Muzhaqi, i cili nuk ka asnje të afërm. Bajrami refuzon ta lërë banesen e tij edhe pse i kanë thënë të dalë. Ai thotë se e ka të pamundur të largohet sepse nuk mund të jetojë vetëm.

 

Edhe në pallatin 114 situata mbetet e njëjtë. Banorët e këtij pallati nuk din çtë bëjnë e ku të shkojnë.

 

Ndërsa në pallatin 111 banorët duan të din nëse duhet të rikthehen në banesë apo jo. Ata kërkojnë ekspert që tju thotë fjalën e fundit.

 

Shumë prej qytetarëve të Laçit janë zhvendosur në hotelet e Shëngjinit, ndërsa ka edhe nga ata që i janë drejtuar të afërmve të tyre në zona jo të rrezikshme nga tërmeti.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re