Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 07:40 minuta në qytetin e Laçit. Ngjarja ndodhi në banesën e 24- vjeçares Mimoza Gega, teksa kjo e fundit po tentonte të ndizte sobën për të gatuar.
 
Sipas uniformave blu, bombola e gazit ka qenë e vendosur në ballkonin e apartamentit, kur ka shpërthyer. Për shkak të plagëve te marra, e reja është dërguar në spitalin e traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re