Skip to content

Laçi dhe Bylis mposhtin dy pretendentët për titull, “bien” Partizani dhe Kukësi

Screenshot 20190915 181011 Chrome 01

Laçi dhe Bylis shtangin dy pretendët kryesorë për titull në Kategorinë Superiore dhe i japin një bonus Tiranës e cila tashmë mund t’i gëzohet faktit që kryeson e vetme kampionatin pas 4 javëve të parë.

Që Laçi i Starovës të merrte fitoren e parë në këtë sezon duhej që bardhezinjtë të kishin përballë Partizanin me Sulejman Starovën që i dha një leksion Franco Lerdës pasi kampionët në fuqi u mposhtën me rezultatin 1-0 në fushën e bardhezinjëve.

Edhe Bylis për të marrë fitoren e parë në Adush Muça përpara tifozëve të vetë duhej që të kishte përballë një skuadër pretendente si Kukësi të cilën e mposhti me përmbysje 2-1 dhe e barazoi në kuotën e 7 pikëve, në renditje, me skuadrën e Dovedan që i shkaktoi edhe humbjen e parë ekipit të Duros në këtë sezon.

Për të kthyer te ndeshja e Partizanit me Laçin edhe pse të kuqtë ishin më kërkues një gol i mesfushorit Regi Lushkja nga distanca në minutën e 60-të i mjaftoi kurbinasve për të marrë fitoren e parë dhe për ta bërë sefte në këtë kampionat.

Në Ballsh ndërkohë të gjithë menduan se Kukësi do të largohej me 3 pikë nga Adush Muça pas golit shumë të bukur të realizuar nga Vesel Limaj me goditje standarte.

Por ballshiotët nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre në këtë sfidë pasi Bylis barazoi shifrat që në pjesën e parë me një gol të realizuar nga portieri Isli Hidi me penallti, ndërsa pak para fundit, një krosim i kapitenit Valentino Murataj përfundoi drrejt e në rrjetë për meritë edhe të lëvizjes mashtruese të sulmuesit Guindo që gënjeu Avdylin.

Murataj në momentin e festimit të golit mori edhe kartonin e dytë të verdhë sepse hoqi fanellën dhe për pak minuta la të tijët me një lojtar më pak duke humbur edhe ndeshjen e rradhës por Bylis e administroi deri në fund avantazhin.