Sot janë zhvilluar në dy orare katër ndeshjet e para të turit të ¼ në Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjet e para Laçi dhe Skënderbeu kanë hedhur hapa gati të sigurt për kualifikimin ndërsa në dy ndeshjet e pasdites ‘’llogaritë’’ janë të hapura.

Edhe një herë Laçi tregon vlerësimin maksimal që jep në këtë kompeticion duke fituar ndeshjen e parë ndaj Luftëtarit. Seria e golave nisi me shkodranin Ansi  Nika dhe më pas Rexhinaldo në pjesën e parë. Për të plotësuar tripletën vjen edhe goli i mbrojtësit Qaqi.

Ndërkohë Skënderbeu fitoren e parë të vitit e gjen në Durrës duke fituar pastër ndaj vendasve që duken në një krizë totale. Xhejms me nga një gol në secilën pjesë hedh një hap të rëndësishëm për kualifikimin që duhet të arrihet në Korçë.

Shumë emocione jep ndeshja e “Selman Stërmasit’’ mes Tiranës dhe Kukësit. Në mesin e pjesës së parë pretendon një penallti për një prekje me dorë në zonë. Ndërsa në aksionin e radhës është Turtulli që ndëshkohet me karton të kuq.

Por pavarsisht kësaj bardheblutë e mbyllin në sulm fraksionin e parë me golin e Sentamu. Në pjesën e dytë Kukësi është i gjithi në sulm dhe ia del të barazoj shifrat me Gurin.

Në Vlorë, Flamurtari dhe Partizani sfidohen sërish me njëri – tjetrin. Edhe këtë herë vlonjatët fitojnë me një gol. Pas një 45’ minutëshi pa histori është goli i Danilo Alvesh që vendos ndeshjen në minutën e 72’./Berati.TV

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE

Tirana – Kukësi 1-1
Shënues:
 Sentamu 40’ / Guri 87’

Flamurtari – Partizani 1-0
Shënues:
 Alvesh 72’

Laçi – Luftëtari 3-0

Shënues: Nika 23’, Rexhinaldo 30’, Qaqi 79’

Teuta – Skënderbeu 0-2

Shënues: Xhejms 35’, 75’

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re