Përfundon aventura e Teutës në Kupat e Evropës. Durrsakët nuk arrijnë të përmbysin irlandezët e Shamrock Rovers, që fiton 2-0 ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Miqtë patën fituar edhe sfidën e parë në Dublin me rezultatin 1-0.

Shamrock kalon në play-off të Conference League, teksa do të ndeshet me estonezët e Flora Tallin.

Eliminohet edhe Laçi, që mundet 2-1 nga Anderlecht në transfertë. Belgët e Anderlecht patën fituar 3-0 sfidën e parë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re