Laçi i Besnik Prengës nuk ka bën dot mrekullinë dhe pasi fiton në pjesën e parë përmbyset në të dytën duke mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit ndaj Anorthosis.

Kurbinasit surprizuan me golin e Hoxhallarit, por në pjesën e dytë të zotët e shtëpsië arritën të kthenin rezultatit falë penalltisë së konvertuar në gol nga Pranjiç dhe golit të Sisesë. Anorthosis dominoi në mbajtjen e topit, por në minutat e fundit të takimit Laçi rrezikoi me anë të Hoxhallarit dhe Uzunit, por fati nuk ishte me djemtë e Prengës. Tani Laçit nuk i ngelet gjë tjetër veç se të tentojnë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre.

Një nga më të mirët në fushë ka qënë edhe beratasit Myrto Uzuni./Berati.TV

Anorthosis Famagusta 2-1 Laçi

Shënues: Pranjiç 52′ (Pen), Sise 60′ / Hoxhallari 21′

Laçi: Selmani ; Hadroj, Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Heller, Jonuzi; Shtubina, Uzuni, Kendes. Trajner: B.Prenga

Anorthosis: Felgueiras; Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze (Englezu 82′), Xhurish, Viktor, Sise, Sotiru, Pranjiç, Igiebor (Ekonomides 34’). . Trajner: R.Levi

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re