Nënkryetarja e PL-së Erisa Xhixho foli sot në News 24 për fushatën e 11 majit. Kandidatja e ASHM u pyet nga Ola Bruko edhe për Chris LaCivita, strategu i fushatës së Trump, tashmë krah Berishës.

Xhixho thekson se LaCivita është një plus i madh për gjithë opozitën dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Më tej shton, se ai e di se si Soros kishte kapur drejtësinë në SHBA dhe të njëjtën gjë ka bërë sipas saj në Shqipëri, me anë të kukullave të tij.

Xhixho: Mendoj se një nga risitë e fushatës e ASHM, është strategu që ka drejtuar fushatën e Trump. Dëgjova fjalimin në hapjen e fushatës madhështore, mesazhet e tij për 12 vitet korrupsion është plus i madh për opozitën. Jemi në strategji të përbashkët dhe direktiva është fokusi te programi.

Ai është një strateg fushate, por vjen në një moment, janë 3 rezoluta nga PPE, nga IDM në Amerikë. Burgosja e Metës është rasti më flagrant. Ai është shumë frymëzues për ne, tregoi veten lider duke vendosur veten në listë të hapur në qarkun e Tiranës. Civita vjen nga një fushatë e suksesshme me Trump. E tha se si kanë dashur ta burgosin Trump.

Ai di shumë mirë se kush janë kukullat e Soros. E di se si me anë të kukullave të Soros është kapur reforma në drejtësi. Është njohës shumë mirë i dëmeve të Soros në Amerikë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko