Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën ekonomike “Future Investment Initiative”, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, raporton AA, .

FMN përmes një deklarate ka njoftuar për anulimin e pjesëmarrjes së drejtoreshës Lagarde në konferencën në Rijad, në kulmin e hetimeve rreth zhdukjes së gazetarit saudit Khashoggi.

Konferanca do të mbahet nga 23 deri më 25 tetor nën patronatin e princit të parë të kurorës Mohammed bin Salman.

Gazetari dhe kolumnistri i gazetës “The Washington Post” u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Ai është i njohur si kritikues i politikës që udhëheq qeveria aktuale e Arabisë Saudite si dhe ka mbështetur edhe gazetën “Al Watan”, që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re