Edhe pse është një nga gjimnazet më të mëdhaja të Beratit, dhe një nga më të suksesshmit në rang kombëtar, Gjimnazi Babë Dudë Karbunara është në kushte skandaloze infrastruktuore.

Lagështira dhe myku kanë ‘pushtuar’ ambjentet e shkollës, duke sjellë probleme në gjendjen shëndetësore të nxënësve, por edhe me procesin mësimor.

Drejtori i këtij Gjimnazi Llazar Palla thotë se situata është tejet e rënduar në katin e tretë, e sidomos gjatë ditëve me shi.

Ai më tej shprehet se ka kontaktuar me përfaqësues të Bashkisë dhe i ka sinjalizuar shpesh për gjendjen e këtij gjimnazi.

Zv.Kryetarja e Bashkisë Teuta Muçogllava shprehet se Bashkia e ka gati projektin dhe ja ka paraqitur MAS, por ende nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re