Zona e freskut, ajo e Astirit pranë unazës se madhe dhe zona e Kodrës se Diellit do te jene zyrtarisht lagjet me te reja te Tiranës. Pas ketij vendimi te miratuar nga Këshilli Bashkiak, do te propozohet qe ato te jene tre njësitë e reja administrative te qytetit te Tiranës. Kjo do te thotë se banoret, gjendjen civile do ta kenë me prane vendbanimit. Ndërsa bashkia do te nise buxhetimin dhe investimet ne varësi te kërkesave per shërbime.
 
Me krijimin e tre lagjeve te reja, bashkia do te ngrejë zyrat per administratën e saj, e cila do te jete ne shërbim te këtyre banoreve.
 
Deri tani banoret e freskut shërbimet i merrnin nga ish-komuna e Dajtit, ata te Kodrës se Diellit nga ish-komuna e Farkes, ndërsa zona e astritit nga njësia e Kasharit. Por  ka shume raste kur banoret ende e kane gjendjen civile dhe shkollat e fëmijëve larg vendbanimit te tyre. Me krijimin e tre njësive qytet do te kete 14 njësi administrative.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re