Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga lagjia e re e Thumanës, e cilia po rindërtohet, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntor 2019.

Rama shkruan se infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial.

“MIRËMËNGJES dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, për jetën e re të familjeve të goditura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Vlen te theksohet se 170 shtëpi ne Thumanë po ndërtohen nga Elvis Naçi dhe fondacioni Firdeus. Urojme qe Rama te kete harruar ta permendi bamiresin Naci dhe te mos te jete e qellimishme mospermendja e tij, dhe shitja e projektit si nje pune e “Rilindjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re