Albana Vokshi ka qenë anëtarja e Komisionit që ka marrë përsipër të lexojë të gjitha rezultatet e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës. N

dërkohë që lexonte rezultatin e njësisë 8 në Tiranë ku në shumcië absolute ishte votuar për shkarkimin e Bashës, ka ndërhyrë edhe ish kryeministri, Sali Berisha i cili tha se kjo vetë lagjia ku kishte lindur Lulzim Basha e kishte denatyralizuar këtë të fundit duke i dhënë një goditje të njëjtë me atë ndaj diktatorit në vitin 1991.

Ish krryeministri, Sali Berisha: Historia përsëritet. Në vitin 1991 , kjo lagje ndër më demokratiket e kësaj toke i rezervoi diktatorit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh kjo lagje i rezervon peng Bashës të njëjtin fat me një dallim, diktatori komunist nuk kishte lindur në këtë lagje kurse Lulzim Brava ka lindur aty. Pra e denatyralizuan. Kështu e denatyralizojnë demorkatët e lagjes 8 në Tiranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re