Studioja italiane Stefano Boeri Architetti dhe kompania shqiptare e ndërtimit, SON-Group, kanë zbuluar projektin e  titulluar Tirana Riverside, në afërsi të lumit Lana, një projekt që synon t’u përgjigjet nevojave të koronavirusit, shkruan Dezeen.

“Kjo është lagjja e parë në Europë që është projektuar si një marrëveshje me qeverinë dhe autoritetet lokale për t’iu përgjigjur fazës së pas-pandemisë dhe për të përmbushur kërkesat e krizës aktuale,” u shpreh studio Stefano Boeri Architetti për Dezeen.

 

Tirana Riverside është një nga tre projektet nga Bashkia e Tiranës ku do të ndërtohen banesa, zyra dhe dyqane. Me projektin, Stefano Boeri Architetti dhe SON-Group, kanë synuar të krijojnë një “lagje-qytet” që do të përfshijë teknologji, kopshte të gjera në çati dhe të tjera ndërtesa për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton

 

Tirana Riverside përmban hapësira të gjelbra të hapura për qytetarët, duke zvogëluar nevojën për lëvizje të gjata me automjete private dhe duke favorizuar kështu uljen e emetimeve.

“Ne duhet të mendojmë për një epokë të re, më ekologjike dhe pa lëndë djegëse, larg normalitetit që  kishim para përhapjes së Covid-19: normalitetit që për fat të keq përmbante faktorët kontribues të situatës në të cilën gjendemi tani.”

 

Banorët e Tirana Riverside do të kenë qasje te të gjitha shërbimet thelbësore brenda një distance të shkurtër. Përpos zyrave dhe banesave, do të ketë një shkollë dhe një qendër universitare. Çatitë e banesave do të jenë me kopshte dhe do të përdoren nga banorët, raporton

 

Parqet e gjera, për të cilat është kujdesur arkitektja Laura Gatti, do të jenë pjesë e zhvillimit. Bimët do të vendosen në fasadat e ndërtesave, çati dhe urat e këmbësorëve. Qëllimi i projektit është që të shmangë “rrëmujën” e krijuar në qytet dhe të përmirësojë hapësirat e gjelbra.

“Qytetet duhet të rizbulojnë hapësirat e hapura për të krijuar një të ardhme që i përshtatet ritmit të qytetit duke përmirësuar edhe hapësirat e gjelbra për një vend më të shëndetshëm që është në gjendje të tregojë interes për përgjegjësinë mjedisore,” thanë Stefano Boeri dhe Francesca Cesa Bianchi.

Stefano Boeri Architetti ka projektuar më parë edhe një “kullë pyjore” në Tiranë si edhe një “qytet pyjor” në Meksikë që përmban rreth 7.5 milionë bimë të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re