Skip to content

Lagjia turke e Laçit: pse ende s’ka jetë?

New folder 9 20220116 2 51746292 72577797 scaled

E shndërruar në akuzë nga PD, mos’hyrja ende e banorëve të Laçit në banesat e reja ndërtuar nga Turqia në kuadër të Rindërtimit, edhe gati dy javë nga vizita inaguruese e presidentit Erdogan, kryebashkiakja e Kurbinit ka sqaruar “pse”-në e kësaj vonese.

Sipas znj. Majlinda Cara, është fjala për disa aspekte burokratike që s’mund të anashkalohen.640 0 61ffcba2e102f

“Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori (TOKI-Qeveria Turke) tek Enti Kombëtar i Banesave, i cili është njësi zbatuese për këtë zonë sipas VKM nr. 46, datë 22.01.2020, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin nr. 99, datë 04.02.2022, me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin.

Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve dhe kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi.

Duke e mirëkuptuar padurimin tuaj për t’u rikthyer në ato apartamente aq të bukura dhe aq komode, sqaroj gjithësecilin prej jush se ndjekja me përpikmëri e procedurave administrative, të cilat marrin kohën e tyre, është në të mirë të të gjithë palëve të përfshira në këtë proces.

Kam qënë në çdo moment deri më tani e do të jem gjithmonë krah çdo bashkëqytetari, por gjithësecili prej jush duhet të kuptojë se i gjithë ky proces ka qënë i jashtëzakonshëm, i panjohur më parë për të gjithë ne, dhe çdo gjë bëhet në të mirë të qytetarëve dhe përfitimit të pronës prej tyre sipas çdo rregulli e ligji të Republikës së Shqipërisë”, shkruan e para e Kurbinit. /tesheshi.com/