Skip to content

Lahej në pishinë në Sarandë/ 30-vjeçari plagoset në kokë, niset drejt Traumës

Një 30 vjeçar nga Dibra është plagosur teksa lahej në një pishinë në Sarandë.

 

I riu është paraqitur për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës dhe prej andej drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.