Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi një ndalim të rrobës së banjës burkin në pishinat publike, duke hedhur poshtë një apel nga qyteti i Grenoble.

Muajin e kaluar, Grenoble miratoi të gjitha rrobat e banjës, duke përfshirë burkinin, duke ndezur kështu një betejë ligjore me qeverinë.

Burkini vishet nga gra muslimane si një mënyrë për t’iu parimeve morale të besimit edhe në kushte plazhi.

Megjithatë, gjykata tha se nuk mund të lejojë “përjashtimet selektive nga rregullat për të përmbushur kërkesat fetare”.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin foli gjithashtu, duke e përshkruar politikën si një “provokim të papranueshëm” në kundërshtim me vlerat laike franceze.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re