Afrimi dhe Agroni janë pa diskutim emblema e parodisë shqiptare, janë të pazëvëndësueshëm në këtë zhanër ndoshta edhe për shumë kohë…Askush nuk mund ti afrohet magjisë interpretative të tyre, harmonisë, vokalit, karrakterit, finesës, krijimit nga hiçi dhe gjer në art të mjeshtërisë së tyre të quajtur parodi.

 

Kanë qënë katër dikur, së bashku me Manen dhe Metin, por fati i ndau në dy. Them “fati” sepse siç dihet Manes ky fat i keq i morri zërin dhe Metit të ndjerë i morri jetën…Por Afrimi dhe Agroni ndërmorrën hapin e madh, në numrin e ri të estradës ” Laj – Thaj ” , sfiduan fatin e keq, u bënë përsëri katër, me Manen dhe Metin…Me një zgjidhje brilante regjisoriale ofruan Manen fizikisht dhe Metin virtualisht duke u unifikuar përsëri të katërt në një, si të pazëvëndësueshmit… Parodistët e Vlorës…

 

Ndaj mos e humbni rastin dhe mos ti shihni…është rikthyer edhe këtë fundjavë estrada “Laj-Thaj”, si për fundjavën e fundit të vitit, sidomos për ju të ardhurit nga larg.. E ku ka më bukur të jesh bashkëkohës i këtyre mjeshtrave të humorit shqiptarë aq më shumë dhe ti shikosh dhe ti durtrokasësh live…

 

Në teatrin “Petro Marko” , këtë të shtunë dhe të djelë ora 19.00.

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re